Oscar nuk simulon

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo mohoi se Oscar simuloi gjatë fitores 1-0 kundër Stoke Cityt në kuadër të xhiros së pestë të Premierligës të shtunën.
Në minutën e 50-të, gjyqtari Michael Oliver e ndëshkoi brazilianin pas një rrëzimi të tij. Por, italiani insiston se Oscar nuk kishte simuluar. “Kishte kontakt. Ndoshta gjyqtari mendoi ndryshe por ai nuk është dashur të ndëshkohej”, deklaroi Di Matteo për BBC Sport.
Chelsea pati disa kërkesa të refuzuara për penallti në javët e fundit por Di Matteo refuzoi të ankohej në ndarjen e drejtësisë, te delegati i gjyqtarëve Mike Riley.