Ose-ose
NgaALBIN KURTI
Shumecka ne Kosove po vihet ne funksion te negociatave te reja me Serbine prej raportit te Dik Martit e deri te koalicionet e mundshme qeveritare. Negociatat e paralajmeruara jane shnderruar ne nje ide rregullative qe organizon hapat politike ne Kosove e rreth Kosoves. Raporti i Dik Martit tashme e kreu punen e vet. Ne njeren ane e beri edhe me servil ish-kryeministrin i cili tash eshte me i gatshem se kurre me pare qe te takohet me Boris Tadicin. Nderkaq ne anen tjeter ky raport qe mori dhene ne te gjitha
mediat boterore krijoi perfytyrimin per shqiptaret si bashkefajtore ne krimet e luftes se fundit ne Kosove. Duke demtuar epersine morale te shqiptareve asfaltohet rruga e negociatave me Serbine te cilat pavaresise sone pa sovranitet ia kontestojne edhe formalitetin.
Po ashtu te gjitha ato parti qe synojne te hyjne ne koalicionin e ardhshem qeveritar tashme e kane te qarte se do te jene pjese e nje qeverie qe do te beje pazar me Serbine armike per vendin tone Kosoven. Pra keto parti e marrin si nje fakt te kryer qe Kosova serish po vihet ne tryezen e negociatave me Serbine dhe jane te preokupuara vecse me postet e tyre ne qeverine e ardhshme. Keshtu shansi per ndarjen e brendshme te ministrive fitoi prioritet mbi rrezikun e ndarjes se brendshme te Kosoves.
Vetem paralajmerimi i negociatave me Serbine ne keto kohet e fundit e faktorizoi kaq shume Serbine ne Kosove. Mund te merret me mend se cfare do te jete ndikimi i Serbise ne Kosove pergjate atyre negociatave e pas tyre. Dhe ketu nuk behet fjale per ndikimin e perditshem te Serbise ne veri apo ne enklavat serbe por per ndikimin e saj ne tere politiken zyrtare te Kosoves. shte Prishtina e Kosoves se pavarur ajo qe po ndikohet nga Beogradi dhe jo vetem Mitrovica e Gracanica.
Menyra me e mire per ta hedhur poshte raportin e Dik Martit eshte te thuhet qe Kosova nuk do te beje bisedime me Serbine. Pra te thuhet JO NEGOCIATA Menyra me e mire per ta pranuar raportin e Dik Martit eshte qe Kosova te shkoje ne keto negociata me Serbine. Pra te thuhet JO VETVENDOSJE. Duke i pranuar negociatat me Serbine per veten e saj Kosova e ve ne pikepyetje pavaresine e saj. Dhurate me te mire e me te madhe per Dik Martin dhe Serbine nuk mund te kete.
Jane se paku dhjete arsye kapitale pse Kosova nuk duhet te shkoje ne negociata me Serbine duke qene se ato jane krejtesisht te padrejta. Serbia nuk e pranon pavaresine e Kosoves Serbia nuk po e ndryshon Kushtetuten e saj ku shkruan qe Kosova eshte pjese e Serbise Serbia nuk i ka kerkuar falje Kosoves per krimet ndaj shqiptareve pergjate gjithe shekullit XX Serbia nuk na i ka dorezuar kriminelet serbe te luftes Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1.800 te pagjeturve dhe nuk jep informacione per ta Serbia nuk na i ka paguar demet e luftes dhe okupimit Serbia ua shkel te drejtat shqiptareve autoktone ne Luginen e Presheves dhe i shtyp ata Serbia vazhdon ti financoje strukturat e saj ilegale ne Kosove Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional depozitat bankare te qytetareve te Kosoves dhe librat kadastrale dhe ne Serbi jane dhjetera- mijera kriminele serbe te lufterave te viteve 90-te qe shetisin te lire e te pacenuar nga Prokuroria e Shtetit.
Mirepo jane edhe dy arsye te tjera qe bejne qe keto negociata te jene asimetrike d.m.th. midis dy paleve edhe nominalisht te pabarabarta. Se pari keto negociata jane negociata me Serbine per Kosoven dhe jo negociata me Serbine edhe per Kosoven edhe per Serbine. Dhe se dyti ne negociatat me Serbine faktoret nderkombetare edhe ndermjetesojne edhe sundojne me Kosoven josovrane por jo edhe me Serbine.
Ish-kryeministri i ka vetem dy mundesi. Tu thote jo negociatave me Serbine ta shpetoje Kosoven dhe ta vere veten e tij ne rrezik meqe mandej do te mund tia publikoje te gjitha te palarat permes te cilave e kane shantazhuar. Ose tu thote po negociatave te bleje ca kohe per veten e tij dhe ta demtoje Kosoven edhe pertej Planit famekeq 6 pikesh te Ban Ki-Moon-it. Me shpejtesi po arrijme ne momentin kur nuk mund te shpetohet edhe Kosova edhe ish-kryeministri i saj. Ose-ose eshte kjo situate. A thua cilen prej ketyre dy mundesive do te zgjedhe ish-kryeministri E di se te gjitheve na duket qe me siguri e dime pergjigjen e ish-kryeministrit. Nga pervoja me te e kemi.