Arrestohet nipi i Aldo Bares
Nallbani i njohur me pseudonimin Xhili mbahej ne vezhgim prej rreth nje muaji nga strukturat e Hetimit te Krimit te Tiranes duke qene se ndaj tij kishte nje urdher arresti dhe ishte denuar ne mungese me 14 vjet burg. Burime nga policia e kryeqytetit thane se arrestimi i tij u krye ne afersi te Presidences ne momentin kur sapo kishte dale nga nje lokal tek ish-Blloku bashke me kunatin e tij. Fillimisht kur ka pikasur forcat e policise me kapuca te zinj Nallbani ka tentuar te largohet ne drejtim te makines se tij por tentativa per tu arratisur ka deshtuar dhe pas nje te
shtene te vetme ne ajer nga ana e policise 33-vjecari eshte vene ne pranga. Pervec lidhjes me anetaret e tjere te Bandes se Lushnjes dhe kreun e saj Alxhi Nallbani ka dhe lidhje familjare me Aldo Baren eshte djali i motres se tij.
VENDIMI
Vendimi per nipin e Aldo Bares qe u arrestua dje ne Tirane u mor nga drejtesia italiane me date 26 prill 2007 kur gjyqtari italian Dmondo Pio lexoi vendimin perfundimtar para te pandehurve te Bandes se Lushnjes prezent ne banken e te akuzuarve. Shumica e te akuzuarve moren denime shume te renda nga 17 vjet burg deri ne 20 vjet. Akuza ne ngarkim te tyre ka qene krijimi i organizates kriminale trafikim lendesh narkotike ne sasi te medha dhe krime te tjera me te lehta. Denimet me te renda jane dhene per drejtuesit kryesore te bandes dhe organizatoret e trafikimit te qindrave kilograme heroine drejt gadishullit Apenin. Denime te renda jane dhene dhe per disa nga pjesetaret me aktive te organizates te cilet kane kryer transferimin e ngarkesave te droges ne terren. Klajdi Laze dhe Renardo Nallbani jane denuar me nga 20 vjet ndersa Alxhi Nallbani Aleksander Dhima e Andrea Papa jane denuar nga 19 vjet burg deri ne 14 vjet.
Nisin procedurat e ekstradimit
Alxhi Nallbani nipi i Aldo Bares tashme ndodhet i izoluar ne qelite e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Tiranes. Deri me sot ne mesdite bashke me te ndodhet ne qeli edhe kunati i tij qe e shoqeronte ne momentin e arrestimit por ai do te lirohet pas verifikimeve te nevojshme. Burime zyrtare nga policia thane se kane nisur procedurat per ekstradimin e tij drejt Italise ku do te vuaje denimin e dhene ne mungese me 14 vjet burg.
Aldo Bare ne seance Sma merr njeri lagunen sa te jem gjalle
TIRANE - Nga kafazi i salles se gjyqit Aldo Bare i akuzuari si kreu i bandes se Lushnjes shfaqi edhe njehere dje pretendimet e tij ne pronesine e lagunes se Karavastase. Per ate ndermarrje nuk do te lindin burra deri sa te jem une gjalle - u shpreh Bare teksa ne proces po deshmohej mbi menyren e blerjes prej tij te aksioneve te lagunes aktualisht e sekuestruar nga prokuroria. Ne seancen e djeshme gjykata u njoh me deshmine e Adrian Karroqes noterit qe ka perpiluar aktet e shit-blerjes se aksioneve te lagunes se Karavastase. U paraqiten palet. Me thane qe do te bejme nje kontrate shit-blerjeje. Ndodhi shume normal. Erdhen te gjithe aty nje nga nje dhe firmosen. Per shumicen e personave firmosja eshte bere ne zyren time. Vetem per tre-kater vete kam shkuar une tek laguna. Para se te firmoseshin aktet lexoheshin nga palet u shpreh dje deshmitari. ar.ba
ETLEVA DELIA