E Diel, 1 Nëntor 2026

Ose të bëjmë histori, ose do ndëshkohemi pas katër vjetësh në mënyrë historike

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 3Nga Edi Rama*

Faleminderit të gjithëve ju, për gjithçka bëtë për ti dhënë jetë një fushate, që në gjykimin tim, është fushata më e bukur dhe më komplekse që është zhvilluar në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve!

Sigurisht, që ne ishim të bindur në epërsinë e programit, të skuadrës dhe të koalicionit tonë, por le ta themi sinqerisht, hapur, askush nga ne nuk e priste këtë rezultat. Të gjithë besonim te fitorja, por askush nuk mendonte se fitorja do të ishte kaq e thellë dhe se shqiptarët do të na ngarkonin me një përgjegjësi kaq të madhe.

Kjo fitore përbën një arsye besoj edhe më të madhe se sa një humbje për të lexuar me shumë vëmendje rezultatin. Për të kuptuar deri në fund se çfarë kanë dashur të na thonë njerëzit me këtë mandat, që na kanë dhënë. Kjo do të kërkojë kohën e vet, sigurisht pa humbur kohë, por në këndvështrimin tim dhe në thelbin e vet kjo fitore është shumë e qartë;

Nuk është një votë për të ndryshuar thjesht qeverinë, është një votë për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. Këtu shqiptarët na kanë vënë përballë një sfide jashtëzakonisht të madhe, të cilën ne mund ta fitojmë vetëm së bashku. Së bashku si përfaqësues të Partisë Socialiste, në të gjitha nivelet dhe me të gjithë PS-në si organizatë dhe së bashku me aleatët tanë, duke filluar nga aleati ynë strategjik, Lëvizja Socialiste për Integrim. Do të fitojmë së bashku sfidën e jashtëzakonshme të qeverisjes përmes vlerave të atij programi, që i tërhoqi shqiptarët drejt nesh, me entuziazëm dhe me një shpresë të rilindur tek mundësia e ndryshimit përmes politikës. Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se kjo votë nuk është një votë për përsosmërinë tonë, por është një votë që na kërkon të përsosim më tutje partinë tonë. Kundërshtarët tanë na kanë lënë një libër shumë të çmuar, ku janë të rreshtuar dhe të nënvizuara në 8 vite rresht të gjitha gabimet, që ne nuk duhet të përsërisim në qoftë se nuk duam ta zhgënjejmë popullin shqiptar. Edhe ky libër duhet lexuar me shumë vëmendje për të nxjerrë të gjitha konkluzionet e nevojshme në funksion të gjithë ristrukturimit të shtetit shqiptar dhe të rithemelimit të procesit qeverisës dhe të mënyrës se si duhet ta qeverisim Shqipërinë.

Periudha 2005-2013 do të hyjë, besoj unë, në historinë e këtij tranzicioni si periudha e kalimit nga një qeverisje e korruptuar tek kapja e shtetit, një periudhë ku kthimi i partisë në shtet dhe i administratës në zyre partie shënoi një degradim që çoi në rrënimin që shqiptarët e refuzuan me votë. Një periudhë ku politika u shkëput tërësisht nga realiteti, flas për politikën e qeverisë, dhe ku u konsolidua lidhja e pushtetit me përfitimin e paligjshëm, si qëllim i vetëm i qeverisjes. Një periudhë ku u ndërtua një Shqipëri imagjinare përmes propagandës dhe ku u bë çmos përditë që të krijohej armiku përmes demonizimit të opozitës. Një periudhë e braktisjes së çdo vlere programore dhe e rrënimit të figurës së deputetit duke e zhveshur nga çdo sens përfaqësimi të interesave publike dhe komunitare, dhe me radhë të tjera mund të rreshtohen.

Unë nuk kam bërë, këtu, asnjë analizë shteruese të gjithë kësaj periudhe, por duke nënvizuar këto pika, që besoj gjejnë konsensus mes gjithë atyre që me një numër marramendës votash, 1 milionë vota, e refuzuan këtë model dhe na ngarkuan ne që të ndërtojmë një model të ri në qoftë se nuk duam të përfundojmë edhe më keq se çpërfunduan në gjykimin e publikut kundërshtarët tanë.

Kemi krijuar një frymë të re shprese! Kemi përballë një sfidë të jashtëzakonshme në një realitet ku kudo që të hedhësh sytë, apo të vësh dorë ka nevojë për ndryshim. Jemi thirrur nga shqiptarët të ndërtojmë shtetin modern të tyre dhe koha vrapon shumë shpejt. Vrapon shumë shpejt, duke përbërë edhe sfidën e parë dhe ndoshta kryesoren për ne, që të jetojmë me kohën që vrapon, të mos humbasim asnjë minutë dhe ndërkohë ta sjellim politikën në kohën ku jeton Shqipëria.

Është një kohë tërësisht e re, që solli në refuzimin me një revolucion të heshtur me votë të një pushteti që synoi ta sundojë përfundimisht Shqipërinë me mjetet e një kohe të vjetër. Nuk funksionoi, praktikisht, ky model. Shoqëria, sipërmarrja, komunitetet, administrata, individi, populli opozitar u stresuan përmes presionit deri në atë pikë ku, ndërkohë që pushteti priste dorëzimin përfundimtar mori mbrapsht përgjigjen me një revolucion të heshtur me votë. Një revolucion, që i tejkaloi të gjitha parashikimet tona.

Na duhet të biem në një mendje se ky nuk është një mandat i radhës, për një qeveri të radhës dhe për një grup parlamentar të radhës. Ky është një mandat që ne na vendos përballë dy mundësish: Ose të bëjmë histori, ose të ndëshkohemi pas katër vjetësh në mënyrë historike. Na duhet një reformë tërësore në funksion të sundimit të ligjit dhe një riorganizim i gjithë sistemit të administrimit të territorit, si pasuri kombëtare dhe publike, por edhe si shprehje e gjithë interesave private dhe të parasë publike. Na duhet të fillojmë, menjëherë nga puna për një ndarje të re territoriale të Republikës së Shqipërisë në funksion të një administrimi tërësisht të ri të territorit. Na duhet të fillojmë menjëherë nga puna për të unifikuar policinë në mbrojtje të qytetarëve dhe të territorit si përmbajtje pasurore e popullit shqiptar. Na duhet një ndarje drastike e menjëhershme e policisë nga krimi. Hapja e një beteje pa asnjë kompromis për të bërë që shteti të marrë në dorë territorin, duke çuar drejt reduktimit shpërdorimet e pasurisë kombëtare për përfitime të kujtdoqoftë.

Na duhet të vendosim në një mbrojtje të jashtëzakonshme, me çfarëdo mase të jashtëzakonshme ujërat, tokën dhe gjithë burimet e energjisë.

Na duhet të fillojmë menjëherë transparencën për të siguruar vendimmarrje të drejtë mbi gjithë procesin e çuarjes deri në fund të zgjidhjes së problemit të pronës. Na duhen me çdo kusht dhe me shpejtësinë më të madhe të mundshme legalizimet në të gjitha zonat informale, për të garantuar brenda këtij mandati inventarizimin e plotë të pasurisë dhe edhe të njerëzve. Kjo fushatë na mësoi se njerëzit që jetojnë në Shqipëri, që janë votues në Shqipëri dhe që tjetërkund banojnë, tjetërkund jetojnë, migrantët e brendshëm janë më shumë se emigrantët. Ky është një kaos administrativ që cenon jo vetëm procesin e thithjes së mendimit të popullit në zgjedhje, por cenon integritetin fizik dhe integritetin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Na duhet të auditojmë sistemin shtetëror shqiptar, për

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›