E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një Parti Demokratike post tranzicion

basha

Nga Bardhyl Ukcama

Tashme kemi kandidaturat e perzgjedhura nga Kryetari i dorehequr i PD-se, dhe nje date per te votuar, 22 Korrik. Procesi nuk mbeshtetet mbi statutin e PD-se, as formalisht, kjo nuk perben ndonje risi pasi Keshilli Kombetar i PD-se, thuhet se nuk eshte mbledhur prej vitesh. Thjesht e sakte, deri me tash ky eshte nje proces jashte statuor. Eshte njefare riorganizimi i partise nga kryetari, kur statuti u perdor vetem si argument per te penguar disa kandidatura te garojne . Mund te thuhet se ideja e votimit nje anetar nje vote eshte e dobishme si ide (e praktikuar me pare nga kundershtaret politike), por e zhvleresuar (jo teresisht e pavlere) nga menyra e realizimit praktik te ketij procesi deri me tash. Sot,kemi dy figura serioze, te perzgjedhura nga kryetari, qe mund te diskutohen, por nje proces jo transparent. Kryetari i terhequr i PD-se, drejton fushaten e zgjedhjes se kryetarit te ri. Eshte ndaluar perkrahja publike e kandidatit nga drejtues te PD-se, gjate kohes para dhe gjate votimit. Ky direksion e ben fushaten unike jo vetem ne historine e politikes shqiptare por edhe nderkombetare. Fushate ne heshtje! Me kete kryetari synon te shmange debatin i frikesuar nga percarja brenda partise. Mendoj se nuk do te funksionoje pozitivisht!  Ne heshtje dhe pazar ne seli pas dyerve te mbyllura mund te zgjidhen drejtuesit e nje fraksioni por jo udheheqesia e nje partie politike. Zakonisht punet e kryera pa transparence e rregulla te pranuera nga antaresia (stauti i miratuar) hapin telashe edhe me te medha.  Arroganca ndaj bazes idealiste (jo asaj pragmatiste ish pjese e administrates) te PD-se, eshte prezente edhe ne kete proces. Ne gare kemi dy drejtues te larte te PD-se, dy anetare te kryesise, qe kane humbur shume ne zonat e tyre, pamvaresisht se me nje pergjegjesi relative ne kete rast.  Megjithese besoj se nuk ishte arroganca ne vetvete shkak i bragtisjes elektorale, por mungesa e nje morali politik, korrupsioni,  mungesa e demokracise ne funksionimin e partise, shkeputja e lidhjeve te qeveritareve me bazen, mosorjentimi pro apo kunder LSI-se, konsumimi i lidershipit ne dy mandate, statura mjerane intelektuale e disa ministrave apo administratoreve  partizane,  etj,etj.

Se paku gjate ketij procesi pritej dhe pritet, qe keto gabime te korrigjohen dhe demokracia e brendshme ne PD te funksionoje ne limitet e se mundshmes. PD-ja,  parti e dyte ne vend, mund te rritet por mund te  rrezikoje edhe kete renditje pas jo me larg se dy vjetesh, nese nuk reagon si duhet, sot. Me fort se histori, ajo duhet te reflektoje vizionin e ri te se ardhmes, me shume se kurdohere tjeter.

Dhe bash ne keto kushte eshte koha te reagohet. Tani eshte koha per nje angazhim historik te aktivisteve jashte kryesise se PD-se, per te parqitur kandidatura ose nje kandidature dhe per ti kerkuar antaresise (jo kryesise) ti votoje duke i shtuar ne fleten e votimit. Ativistet e njohur dhe antaresia e PD-se, nese deshirojne mund ti imponohen kryesise qendrore permes ketij aksioni politik.

Thjesht , shkohet ne votim, merret fleta dhe shenohet  emri i nje personaliteti edhe pse nuk eshte ne liste. Nese ky emer merr nje numer te konsiderueshem votash athere zyrtaret e tashem te PD-se detyrohen te reflektojne. Ne kete menyre i hapet rruge per tu rritur nje formacioni politik, qe para 21 vitesh fitoi dy te tretat e elektoratit, e sot eshte tkurrur ne 1/3, per krejt te tjera shkaqe, e jo se populli nuk arriti te kuptoje gjenialitetin e udheheqjes dhe reformat.

Para disa ditesh publikova nje shenim ne faqen time ne Facebook, qe u be shkas i reagimeve pozitive: Une mendoj se ne krye te PD-se duhet te vije nje personalitet politik, qe perfaqeson ne menyre te kthjellet vokacionin politik mbi te cilen u themelua kjo parti, vokacionin prendimor. Duhet te zgjidhet nje figure politike i cili/ e cila nuk eshte perzier ne punet e pista te korrupsionit dhe abuzimit shteteror. Duhet te zgjidhet nje figure motivuese, intelektual energjik me nje personalitet jo te dyzuar, qe reflekton qytetari dhe i sherben ushqimimit te dashurise kombetare. Nje personalitet, qe te reflektoje vizionin e nje Shqiperie te zhvilluar, jo vetem me kostum, por edhe brendi te modes e botes se oksidentit.

Une mendoj se, Partia Demokratike  edhe per arsye te humbjes se madhe elektorale, por jo vetem asaj, duhet te demokratizohet dhe modernizohet ne kuptimin e plote te fjales. Te riorganizohet mbi bazen e nje modeli te ri te nje bashkesie demokratike. Anetari te votoje per kryetarin por edhe per vendimet e rendesishme te partise, padiskutim per statutin dhe programin e saj. Rregulloret te zbatohen e korrigjohen sipas rendit e nevojes. Ne keto kushte duhet te realizohet mundesia per nje votim partiak me te shpeshte, elektronik dhe te pamanipuluar (teknikisht i realizueshem).

Partia Demokrtaike duhet te behet transparente per anetaresine dhe publikun. Kryetari i ri te vendose nje menyre te re komunikimi me forumet e bazes se Partise. Kryetari i ri duhet te komunikoje rregullisht me strukturat lokale. Psh. te kete konferenca te rregullta javore (conference call) me kryesite e vogla  te rretheve njeheresh. Por edhe disa mbledhjet (psh. dy here ne vit) te kryesise te jene te hapura per antaresine. Antaresia duhet te kuptoje pozicionet politike te antareve te kryesise per ceshtje te rendesishme.

Ne parti duhet te funksionojne ne menyre te rregullt sondazhet per te gjitha ceshtjet e rendesishme, sociale dhe politike te vendit, qe prekin ne menyre te drejtperdrejte votuesin. Pra te kete nje analize shkencore te aksionit politik.

Para se gjithash ne parti duhet rivendosur jo vetem besimi, por respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin. Anetaret e nje force politike nuk i mban se bashku vetem programi, statuti dhe shpresa e nje fitorje te neserme, por edhe respekti, mirenjohja. Duhet nje kod etike i shkruar dhe i miratuar nga forumet e partise, qe te rregulloje komunikimin publik brenda partise. Psh. nuk la shije te mire shprehja e Patozit (kryeartikull i RD-se) Sharlatane larg duart nga PD-ja. Per ke e kishte fjalen kryetari i grupit palamentar  te PD-se? Per Aleksander Biberajn?!  Z. Biberaj eshte ish anetar kryesie i PD-se, deputet, etj, etj. Une nuk do te kisha votuar pro kesaj kandidature, mund edhe te mos e pranoja si kandidature  pa rimarre teseren e partise, por do ta falenderoja publikisht ate dhe gjithe te tjeret, qe ne kushtet e kalimit ne opozite jane te gatshem ti rikthehen PD-se. Sulmi ndaj Biberajt nuk ishte vetem kunder Biberajt por sidomos paralajmerim per te tjere me te rrezikshem qe mund te futeshin ne gare.

Partia Demokra

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›