Oslo i dorëzon zyrtarisht Nobelin Obamës
Autori i Lajmit: Redaksia
Oslo - Presidentit amerikan i nderuar me çmimin “Nobel” për paqe, Barak Obama, i është dorëzuar zyrtarisht çmimi në Oslo. Me të zbarkuar në Oslo, Obama u drejtua për në Institutin Norvegjez të Nobelit, ku ai pranoi diplomën dhe medaljen e çmimit prestigjoz. Pasi nënshkroi në librin e miqve, Obama falënderoi anëtarët e Komitetit për vendimin që tia ndajnë atij këtë çmim, duke i tërhequr njëkohësisht vëmendjen fotografia e Martin Luter Kingut e varur në murin e fituesve. Presidenti theksoi se çmimi “Nobel”, i cili iu nda këtij aktivisti për të drejta qytetare në vitin 1964, ka forcuar profilin e Kingut në botë dhe ka pasur një efekt të fuqishëm në mbështetje të çështjes, për të cilën ai angazhohej në SHBA. Gjatë fjalimit të tij pas pranimit të çmimit, Obama foli për mendimet e tij për luftën, për sigurinë dhe përpjekjet për të vendosur paqe. Ai nënvizoi edhe përgjegjësinë e SHBA-së në botë dhe përgjegjësitë e të gjitha shteteve të tjera. Presidenti amerikan me këtë rast pranoi se ka qenë mjaft i befasuar që ishte pikërisht ai që nderohej me këtë çmim. “Nuk kam asnjë dyshim se ka pasur të tjerë, të cilët e kanë merituar më shumë çmimin. Detyra ime është që të vazhdoj në rrugën, për të cilën besoj se nuk është e rëndësishme vetëm për Amerikën, por edhe për paqen e qëndrueshme në botë”, - theksoi Obama. Ai e pranoi çmimin në orën 13:50 të ditës së djeshme, (ora lokale) duke theksuar se e pranon shpërblimin me “përulje dhe mirënjohje të thellë” dhe se sukseset e tij ende janë të “vogla”. Për sa u përket luftërave, në të cilat është e përfshirë SHBA-ja, Obama theksoi se lufta në Irak është duke përfunduar, por jo ajo në Afganistan, për të cilën tha se nuk është një luftë e nisur me vendim të tij.
Vendim i justifikuar
Menjëherë pas mbërritjes në kryeqytetin norvegjez, ai u takua me kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenbergun. Komiteti i Nobelit kumtoi se Obama është nderuar me çmimin “Nobel” për paqe, në momentin kur ai ende nuk kishte mbushur nëntë muaj të plotë në Shtëpinë e Bardhë, duke shpërblyer më shumë aspiratat, se sukseset e tij të deritanishme. Si arsyetim për dhënien e këtij çmimi Komiteti përmendi thirrjet e Obamës për një botë pa armë bërthamore, për angazhimin më të madh të SHBA-së në luftën kundër ngrohjes globale, përkrahjen e tij për OKB-në dhe diplomacinë e tij multilaterale, si dhe për ofrimin e “shpresës” pjesës tjetër të botës.
Shakaja e Mishelës
Zonja e Parë, Mishelë Obama, përqeshi bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit vazhdonte të shkruante për një kohë të gjatë në librin e miqve. “A je duke shkruar libër?”, - e pyeti ajo, duke qeshur. Obama dhe Mishela zbarkuan në Oslo dy ditë më parë në mëngjes, ndërsa është parashikuar që presidenti amerikan të kthehet në Uashington sot pasdite. I pyetur se a është Obama i ngazëllyer për këtë shpërblim, bashkëpunëtori i tij për siguri kombëtare dhe shkruesi i fjalimeve të tij, Ben Rhodes, u përgjigj: ”Mendoj se ai ndjen se kjo shton edhe më tepër përgjegjësinë e tij”. Çmimi “Nobel” për paqe ka një vlerë të barabartë me 1.4 milionë dollarë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan këtë shumë do tua ndajë disa organizatave për bamirësi, por ka shtuar se ai nuk ka vendosur ende se cilat do të jenë organizatat, të cilave do tua ndajë këtë shumë.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009