E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani: BE të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Wadephul: Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

PRISHTINË, 18 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Osmani tha se për sa kohë Kosova vazhdon të jetë në masa ndëshkuese, dialogu me Serbinë është i pabarabartë.

“Ne kërkojmë dialog të barabartë dhe të drejt të lehtësuara nga BE-ja. Përderisa Kosova mbetet nën masa dialogu nuk është i barabartë dhe parimor”, tha ajo.

Presidentja u shpreh se Gjermania është aleate historike e Kosovës.

Kryediplomati gjerman, Wadephul theksoi nevojën e formimit të një qeverie në Kosovë.

Ai kërkoi nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.

“Gjermania e mbështet dialogut për normalizim, ky proces ka ngecur kohët e fundit. Këtu është e nevojshme të ketë zbatim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe sa më e plotë”, tha ai.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›