E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi mund Sotir Ninin ne shtepine e tij

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Kete jave ne kampionatin grek kishim dyderbe shqipetaresh. I pari ishte Ai ndermjet Iraklisit dhe Arit, ose Lila vs Vangjeli. I dyti eshte transferta e rendesishme qe skuadra e Altin Haxhit , Ergotelis zhvilloi kunder Panathinaikosit se Sotir Ninit. Ne kete ndeshje te dy shqiptaret ishin titullare dhe me shume duele ndermjet tyre. Madje Altin Haxhi u ndeshkua me karton te verdhe ne njeren nga keto nderhyrje kundrejt 17 vjecarit Nini. Surpriza me e madhe do te jete goli i Ergotelisit qe u shenua ne minuten e 19' me ane te Nachevskit, i cili kaloi ne avantazh skuadren e tij. Skuadra e Panathinaikosit, e cila lufton per nje vend ne Champions League, u mundua shume te barazonte por pa ja arritur qellimit. Nini dha mjaft asiste ne kete ndeshje por qe sulmuesit nuk arriten ti shendrrojne ne gol. Altin Haxhi u zevendesua ne minuten e 58' dhe Nini ne minuten e 82'. Vlen te permendim se skuadra e Ergotelisit luajti gjate gjithe pjeses se dyte me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Ogkievic. Ky trepikesh i papritur nga skuadra ishullore e Ergotelisit ben te marrin fryme me lehte futbollistet e kesaj skuadre pasi tani Ergotelis ndodhet ne vendit e 7 te klasifikimit me 33 pike dhe mesa duket do arrije te mbijetoje ne kete lige.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›