Kanabis per fundjave, kapet 21-vjecari
TIRANE - Kapet me 500 gram kanabis nje 21-vjecar. Arrestimi eshte bere gjate nates duke gdhire dita e djeshme ne afersi te vendit te quajtur "Zogu i Zi". Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane dje se, ne pranga eshte vene Edmond Xhepa 21 vjec, banues ne afersi te Nish Tulla 3, Tirane. Ndalimi i tij eshte bere nga efektivet e seksionit Kunder Droges te policise se kryeqytetit. Keta te fundit kishin marre informacione ne lidhje me te riun dhe e kane pritur ne momentin qe ka qene duke hyre ne kryeqytet. Aty e kane ndaluar dhe i kane gjetur nje qese. Gjate kontrollit te saj eshte zbuluar se ne brendesi ndodheshin 494 grame lende narkotike, kanabis sativa. Gjate arrestimit vec droges atij i jane sekuestruar dhe nje telefon celular "Nokia", qe e kishte ne perdorim. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", nderkohe qe dosja me materiale i ka kaluar Prokurorise se Tiranes per hetime te tjera. A. C