E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopio Rizvanolli i merr pikë Vllaznisë

Stafi i Vllaznisë kishte paralajmëruar se ndaj Shkumbinit do ty ishte shumë e vështirë për të marrë fitoren, dhe 90 minutat e takimit të luajtur në “Loro Boriçi” i dhanë plotësisht të drejtë: 2-2, pavarësisht se goli i barazimit për peqinasit u realizuan në minutën e fundit të ndeshjes.

Doçi i Vllaznisë çeli në minutën e 22-të serinë e golave, por pa kaluar ende një minutë nga fillimi i pjesës së dytë Erion Rizvanolli realizoi golin e barazimit në të 46’.

Kapiteni Vioresin Sinani kaloi sërish në avantazh në minutën e 56-të formacionin e Agim Canaj. Goli i katërt për goleadorin e njohur shkodran.

Kur pritej që Vllaznia të dilte me tri pikë në xhep, Erion Rizvanolli vendosi përfundimisht shifrat në 2-2. Edhe për tiranasin e Shkumbinit ky ishte goli i katërt sezonal.

E Diele, 19 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›