Tirana fiton 2-1 derbin me Dinamon

Pas fitores historike me Milanin, Tirana ka treguar se eshte ne formen e saj me te mire edhe ne kampionatin shqiptar. Bardheblute kane fituar 2-1 ndaj Dinamos ne derbin e kryeqytetit duke rritur diferencen ne me vendin e dyte ne krye te tabeles.
Pjesa e pare e takimit ka perfunduar 1-0 per Tiranen pas golit te Memellit ne minuten e 32-te. Ne pjesen e dyte ka qene Muzaka qe con rezultatin ne 2-0 ne minuten e 51-te. Goli i nderit per Dinamon eshte shenuar nga Allmuca ne minuten e 75-te te takimit.
Pas kesaj fitoreje Tirana thellon diferencen ne krye te tabeles me skuadren e vendit te dyte, Vllaznine, duke shkuar ne kuoten e 17 pikeve.