E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vazhdojnë protestat kundër Këshillit Ushtarak

Mbi 100.000 njerëz dolën sërish në sheshin qendror të Kairos Tahrir dhe në qytete të tjera për të kërkuar dorëheqjen e Këshillit të Lartë Ushtarak i cili e drejton vendin që nga rrëzimi i ish-presidentit Hosni Mubarak në Egjipt. Protestat drejtoheshin edhe kundër kryeministrit të ri Kamal al-Gansuri të emëruar nga Këshilli ushtarak. Gansuri, i cili ka qenë për një kohë kryeministër edhe nën sundimin e Mubarakut premtoi në një fjalim televiziv se do t`i shërbejë vendit të tij.

Por ai tha se nuk mund të formojë kabinetin para se të ketë përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare të hënën. Protestat ishin kryesisht paqësore, policia nuk ka ndërhyrë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›