Leka Zogu I, familja: Gjendja shëndetësore e stabilizuar por kritike
Zëdhënësi për shtyp i oborrit mbretëror ka informuar përmes një deklarate për mediat në mjediset e Spitalit nr 5 të QSUT "Nënë Tereza" rreth gjendjes shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror Leka I gjatë natës së mbrëmshme”. Familja mbretërore theksoi se gjendja e mbretit është disi më e stabilizuar por vazhdon të mbetet sërish kritike.
“ Gjendja e mbretit Mbretit Leka I është disi më e stabilizuar. Ka një frymëmarrje të asistuar dhe është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II . Megjithatë gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike”-deklaroi ai.
Më tej përfaqësuesi i familjes mbretërore ka falenderuar dhe stafin mjekësor për përkujdesjen.
Pretendenti për fronin mbretëror Leka I është shtruar prej disa ditësh në spital ku po merr kurim intensiv.