E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik Nisin konsultimet puna fillon me 5 unaza te reja

Basha Konsultim me publikun per zhvillimin e Tiranes. Mblidhet grupi strategjik per hartimin e planit urbanistik. Nis projektimi i Tiranes mMetropolitane

Ka nisur puna per hartimin e planit urbanistik kryebashkiaku Lulzim Basha drejtoi dje mbledhjen e grupit strategjik per hartimin e planit urbanistik te Tiranes ku moren pjese ekspertet me ne ze te arkitektures dhe urbanistikes ku u diskutua ne lidhje me rrjetin rrugor te kryeqytetit dhe Tiranes e gjelber. Ne prezantimin e sugjerimit te bere nga grupi teknik i hartimit te planit rregullues Tirana parashikohet te kete 5 unaza 2 prej te cilave do te jene teresisht te reja.

Takimi

Rame dakord te orientojme grupin teknik te eksplorojne detaje 5 unazat e kryeqytetit ne sens orar dhe antiorar alternative si arteriet kryesore infrastrukturor te Tiranes metropolitan per 30 vitet e ardhshme. Njekohesisht te eksplorohet deri ne fund edhe sistemi hierarkik i rrugeve sipas drejtimeve te horizontit ne vecanti aksi veri-jug por edhe lindje perendim. Te integrohen ne keto zgjidhje ne baze te projektimit te popullates me skenarin optimal edhe zgjidhjet e tjera me nje dy dhe tre nivele parkimet nentokesore dhe mbitokesore - tha Basha. Grupi strategjik diskutoi edhe per krijimin e zonave te gjelbra qe nga parqet e deri tek nderhyrjet ne cdo lagje te kryeqytetit per te rritur hapesirat e gjelbra.

Detaje

Miratohet ne parim vendosja e parqeve te medha te Tiranes metropolitan konkretisht te parkut ekzistues te Liqenit Artificial parkut te ri te Paskuqanit parkut te Farkes Parkut te Pishave te Kodrave te Vaqarit korridori rekreativ i Lumit te Tiranes si investime strategjike dhe parqe te gjelbra me hapesire te medha. Miratohen kriteret per nderhyrje gjelberimi te siperfaqeve te mesme brenda qytetit si dhe kriteret per ndertimet e reja dhe ekzistuese si dhe koeficentin e gjelberimit ne perputhje me objektivin e vendosur nga detyra e projektimit e miratuar nga Keshilli Bashkiak i Tiranes - tha Basha. Me tej kryebashkiaku shpjegoi se faza ku eshte futur procesi i hartimit te Planit eshte e rendesishme pasi ka te beje me projektimin e nevojave per investime nevojave per strehim dhe sherbime. Kjo faze vjen pas analizave te ndryshme qe jane bere cka e largon planin nga subjektiviteti dhe e afron me realitetin dhe logjiken profesionale. Kryetari i bashkise vleresoi gjithashtu faktin se grupi strategjik ka gjetur mirekuptimin e perfaqesuesve te komunave perreth Tiranes per te bere qe studimi dhe Plani Rregullues te shtrohen pertej kufijve administrative te kryeqytetit. Ne kete kuader ndodhen me ne kryetari i qarkut dhe prefekti i Tiranes nderkohe qe u mor kontakt me te gjithe bashkite dhe komunat kufitare individualisht dhe se bashku u ra dakord per hartimin e nje plani pune nje protokolli bashkepunimi i cili do te kete natyre ligjore brenda ligjit te ri te urbanistikes brenda kuadrit te ligjit per pushtetin vendor dhe qe do te funksionoje ne nivelin e Qarkut te Tiranes - tha Basha. Grupi i eksperteve qe do te percaktoje planin urbanistik duhet te paraqese punen e tij te perfunduar ne maj te 2012 nga ku pritet te nisnin edhe ndryshimet e parashikuar ne metropolin e qytetareve shqiptar.

Festat Flamur gjigant ne sheshin Skenderbej

Me rastin e shpalljes se Pavaresise Bashkia e Tiranes ka nisur pergatitjet per festimin e festes kombetare. Prej mbremjes se djeshme ka nisur puna per vendosjen e flamurit kombetar me te madh ndonjehere. Flamuri do vendoset ne nje shtylle me nje lartesi prej 32 metrash ndersa permasat e tij jane 5.5 meter i gjere me 7.5 metra i larte. I vendosur perballe Teatrit Operes dhe Baletit qe sot do te mund te shikohet nga te gjithe qytetaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›