I dëshiron të gjitha

Me gjithë kritikat për paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit, Samuel Eto’o e ka ndërmend t’u rikthehet golave qysh të shtunën në ndeshjen kundër Sampdorias. Kamerunasi është më shumë se i motivuar, pasi mbeti në bankinë në San Paolo ndaj Napolit.
Ai ka shënuar gjithsej 10 gola me Nerazzurri, por vetëm një gol në vitin 2010 (një kohë qëndroi në Kupën e Afrikës) karshi 5 golave të Militos e 3 të Pandev e Balotellit. “Jam duke u adaptuar në një realitet të ri. Do të mundohem që me Interin t’i përsëris sukseset që i pata arritur te Barcelona”, theksoi sulmuesi kamerunas, i cili e pranoi se ndien nostalgji për klubin katalunas.
“Më mungon Barcelona dhe jeta në atë qytet. Pas 13 vjetësh ishte e vështirë ta lëshoja Spanjën”, deklaroi ai në një intervistë për World Soccer. Po ashtu, Eto’o ka thënë se synon ta mposhtë Chelsean në përballjet e kampionit italian me klubin londinez në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.