E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen dëshiron të pensionohet në Man Utd

Michael Owen është kënaqur në “çdo minutë” në Manchester United dhe ritheksoi dëshirën e tij për përfundimin e karrierës në Old Trafford.

Me vetëm një paraqitje si titullar në Premierligë këtë sezon dhe një lëndim të ri, Owen nuk ishte me fat gjatë aventurës së tij të deritashme me Djajtë e Kuq. Por, ai është optimist se mund të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

“Dua të mbetem. Jam kënaqur në çdo minutë në klub dhe do të doja të pensionohem këtu”, tha Owen për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›