Bangladeshi, vendi më i populluar në botë

Bangladeshi është vendi më i populluar në botë, pasi në çdo 1 kilometër katror të këtij shteti jetojnë 1.033 persona.
I gjithë vendi ka një popullsi prej 142 milion banorë, ndërsa sipërfaqja e tij është 147,570 km2.
Anglia është një vend më i populluar se Kina dhe India dhe është vendi më i populluar i vendeve perëndimore.
Të dhënat tregojnë se në Britani jetojnë 401 njerëz për çdo kilometër katror.
Para Anglisë, si vendet më të populluara, qëndrojnë Tajvani, Koreja e Jugut, Libani dhe Ruanda.
India ka një densitet të popullsisë 373 persona për çdo kilometër katror, ndërsa Kina e cila ka një popullsi prej 1.3 miliardë, ka një densitet prej 140 personash për çdo kilometër katror.
Sa i takon SHBA-së, ajo ka 32 persona për 1 kilometër katror.