E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen vazhdon me Man Utd

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 21:00

Manchester United ia ka vazhduar edhe për një vit kontratën sulmuesit Michael Owen.
Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Real Madridit është shumë i kënaqur që do të mbetet pjesë e ‘Djajve të Kuq’.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën edhe për një vit. Të luash me shumë lojtarë të mëdhenj, nën drejtimin e një trajneri të jashtëzakonshëm, dhe para shumë tifozëve pasionantë, është një inspirim i vërtetë. Mezi po pres nisjen e sezonit të ri”, ka thënë ai.

Në anën tjetër edhe Sir Alex Ferguson, është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.

“Michael e ka dëshmuar se është një futbollist i klasit të lartë. Është për keqardhje që ai nuk pati shumë shanse, por forma e Chicharitos dhe partnershipi me Roneyn i lanë të gjithë nën hije. Më vjen shumë mirë që Owen do të qëndrojë edhe për një vit dhe do të shohim t’i japim më shumë hapësirë këtë sezon”, ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›