Ozil, ia siguron fitoren Real Madridit

Real Madrid ka fituar si mysafir i Real Velladolid me rezultat 3-2 ndërkaq fajtori kryesor për këtë ishte mesfushori turko-gjerman Mesut Ozil.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 7 të takimit me Manucho i cili shënoi edhe një gol në minutën e 22-të.
Për Realin barazoi Benzema në minutën e 12 para se në skenë të dalë Ozil që shënoi një dy golash, një gol në fund të pjesës së parë dhe një tjetër nga gjuajtja e lirë në minutën e 72.
Pavarësisht kësaj fitore Reali duhet të mendoj për ndeshje me të mira pasi që Velladolid shpesh e ka vënë kampionin spanjoll në vështirësi sidomos gjatë pjesës së dytë të takimit.