E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak/ Kamikazja hedh veten në erë, mbi 50 viktima



Sulm i përgjakshëm në Bagdad, ku një kamikaze ka hedhur veten në erë në një qendër stërvitore dhe rekrutimi duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Sipas të dhënave zyrtare nga kryeqyteti iraken kanë vdekur më shumë se 59 persona dhe janë plagosur rreth 119 të tjerë. Atentatori ka hedhur veten në erë para një zyre rekrutimi të ushtarëve, në qendër të Bagdatit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme. Shumë viktima janë rekrutë, por në mesin e të vdekurve ka edhe ushtarë. Ushtria irakene aktualisht është duke kërkuar me këmbëngulje ushtarë të rinj, në mënyrë që të parapërgatitet për tërheqjen e trupave amerikane. kamikazi mbante veshur një jelek eksploziv dhe shpërthii ndodhi rreth orës 7.30 sipas orës lokale. Ky është sulmi më rëndë i ndërmarë nga terroristët gjatë javëve të fundit. Përgjegjës të ministirsë së brendshme dhe 4 spitale kanë konfirmuar bilancin e rëndë të shpërthimit kamikaz. duket se terroristët nuk po ndalen me sulmet e përgjakshme pavarëissht faktit se jemi në muajin e Ramazanit, një muaj i shenjtë për fenë islame dhe që ka nisur në 11 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›