E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia nuk duhet ta kopjojë Chelsean

Steve McManaman mendon se do të ishte gabim për selektorin e Anglisë Roy Hodgson të kopjojë ‘recetën’ e suksesshme të Chelseat në Ligën e Kampionëve kur do të drejtojë skuadrën në Euro 2012.

“Chelsea bëri atë që u desh të bënte për të fituar Ligën e Kampionëve dhe për këtë meritojnë lëvdata”, deklaroi ish mesfushori i Anglisë. “Sidomos në gjysmëfinale do të kishte qenë e pamundur për ta luajnë hapur kundër Barcelonës, por shpresoj që Anglia të mos paraqitet në mënyrë të njëjtë. Anglia gjendet në një grup të vështirë por nuk ka arsye për të pasur frikë”, u shpreh ai.

Anglia gjendet në Grupin D ku për kundërshtarë do të ketë Francën, Ukrainën dhe Suedinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›