P R O J E K T L I G J PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998, “PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I G J
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 8308, DATë 18.3.1998, “PëR TRANSPORTET RRUGORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas shkronjës “b”, të pikës 3.18, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) dokument që i jep të drejtën një mjeti për transportin e udhëtarëve, për llogari të vet, brenda dhe jashtë vendit.”.
2. Në pikën 3.21, fjalët“... me anë të një mjeti ose kombinimi mjetesh motorike...” zëvendësohen me “... me anë të mjeteve motorike ose kombinimeve të mjeteve ...”.
3. Pas pikës 3.24 shtohet pika 3.25, me këtë përmbajtje:
“3.25. Kabotazhi nënkupton operacionin e transportit të udhëtarëve ose të mallrave, të ngarkuara në një pikë të territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe shkarkimin e tyre në një pikë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë, me anë të një mjeti të regjistruar në territorin e një shteti tjetër.”.
Neni 2
Në paragrafin e tretë, të nenit 5, fjalët “… e transportit të mallrave për vete …” zëvendësohen me “… e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, për vete …”.
Neni 3
Në nenin 8 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Licenca për veprimtarinë e transportit pezullohet ose hiqet, kur:”.
2. Në fund të nenit shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Procedurat për pezullimin dhe heqjen e licencës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 4
Në nenin 35 bëhen këto ndryshime:
1. Në paragrafin e parë, emërtimi “... Këshilli bashkiak ...” zëvendësohet me “... Këshilli bashkiak ose komunal ...”.
2. Paragrafi i dytë shfuqizohet.
3. Paragrafi i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë ose i komunës përkatëse, në përputhje me rregullat e përcaktuara në udhëzimin e ministrit.”.
Neni 5
Në paragrafin e dytë, të nenit 36, emërtimi “... Këshilli bashkiak ...” zëvendësohet me “... Këshilli bashkiak ose komunal ... ”.
Neni 6
Neni 46 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 46
Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen për mjetet me kapacitet transportues nën 1500 kg.”.
Neni 7
Pas nenit 52 shtohet neni 52/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 52/1
1. Pa cenuar dispozitat e nenit 2, të këtij ligji, ministri lejon kryerjen e transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga një transportues i huaj (kabotazh), që nuk e ka selinë në Shqipëri edhe kur nuk parashikohet në marrëveshjen ndërkombëtare me shtetin, ku transportuesi i huaj ka selinë, vetëm për arsye të emergjencës civile.
2. Kushtet e lëshimit, të refuzimit e të heqjes së lejes për kryerjen e kabotazhit; detyrimet e transportuesve e të drejtuesit të mjetit; përmbajtja e dokumentacionit që shoqëron mjetin gjatë kryerjes së kabotazhit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministri përgjegjës për transportin lëshon lejen për kryerjen e operacioneve të kabotazhit.”.
Neni 8
Në nenin 68 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
1. Në paragrafin e parë dhe në shkronjat “b” dhe “c”, fjalët “... lejes së transportit ...” zëvendësohen me fjalën “... licencës ...”.
2. Pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) kur transporti i mallrave, kabotazhi, kryhet pa lejen e nevojshme, transportuesi i huaj dënohet:
i) me gjobë 100 000 deri në 200 000 lekë;
ii) me heqjen e lejes për kryerjen e kabotazhit.”.
Neni 9
Dispozitë kalimtare
1. Licencat e lëshuara për shërbimin taksi nga kryetarët e bashkive para hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në fuqi deri me datën e përfundimit të tyre.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, që, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore.
Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
16/06/2010 Votoni per projektligjin PO: JO: