Presidenti Topi i bën homazhe përkthyesit dhe studiuesit të shquar letrar, Gjergj Zheji.

11 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i bëri sot homazhe përkthyesit dhe studiuesit të shquar letrar, Gjergj Zheji. Në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit, pasi nderoi me një kurorë kujtimin e Zhejit, Kryetari i Shtetit u përshëndet dhe i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjarëve të studiuesit dhe intelektualit të kulluar, si dhe nënshkroi në Librin e Zisë.
Në vijim, përmes mediave të pranishme në këtë ceremoni, Presidenti Topi vuri në dukje përjetimin e tij për ndarjen nga jeta të Gjergj Zhejit.
“Ndjehem i trishtuar. Është ndarë nga gjiri i familjes dhe nga gjiri i shoqërisë një nga figurat më intelektuale të kombit, një njeri, i cili do të mbahet mend në memorien e kombit jo vetëm si përkthyes me vlera të jashtëzakonshme, por edhe si hulumtues, studiues i rrënjëve të veprave më të çmuara të literaturës botërore, i cili solli para publikut shqiptar, para studentëve, para të gjithë atyre që janë marrë me vlerat më të rëndësishme të kësaj historie në një mënyrë shumë të thjeshtë. Do ta mbajmë mend të ndjerin Gjergj Zheji mbi të gjitha si një njeri me tipare të patjetërsueshme qytetare, një njeri shumë i thjeshtë, një njeri, i cili të gjitha tiparet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me njeriun, diti t’i transmetojë tek brezat dhe padyshim Gjergj Zheji do të mbetet një pikë e fortë referimi për të gjithë brezat që do të vijnë. Edhe një herë ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe të gjithë shoqërinë!” - u shpreh Presidenti i Republikës.