P R O J E K T L I GJ PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.11.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.8668, DATë 23.11.2000, “PëR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARë ME PASAPORTë PëR JASHTë SHTETIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Emërtimi “Ministria e Rendit Publik”, në të gjitha rastet ku është përdorur, zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Brendshme”.
Neni 2
Termi “pasaportë”, në të gjitha rastet ku është përdorur, zëvendësohet me “pasaportë biometrike”.
Neni 3
Paragrafi i dytë, i nenit 3, shfuqizohet
Neni 4
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
“Procedura e aplikimit dhe dokumentet që paraqiten për aplikim përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.”.
Neni 5
Neni 7 ndryshohet, si më poshtë si vijon:
“Neni 7
Pasaporta biometrike, e zakonshme, tërhiqet pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë. Tërheqja e pasaportës biometrike kryhet nga shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme, ose një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshortja/prindi, fëmija madhor) ose kujdestari ligjor për të miturit dhe për shtetasit pa zotësi për të vepruar.
Pasaporta e shërbimit dhe ajo diplomatike tërhiqet pranë zyrës përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme.”.
Neni 6
Në nenin 9 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të paragrafit të parë, shtohen fjalët:
“...kur ndryshojnë përbërësit e gjendjes civile.”.
2. Në paragrafin e dytë, fjalët “...nga pakujdesia e mbajtësit të saj...” shfuqizohen.
Neni 7
Neni 12 shfuqizohet.
Neni 8
Në nenin 13, fjalët “...dhe sistemi i lëshimit...” shfuqizohen.
Neni 9
Dispozitë kalimtare
Pasaportat e vlefshme, të zakonshme, do të jenë në qarkullim deri në përcaktimin e një afati përfundimtar.
Tarifat për pajisjen dhe ripajisjen me pasaportë biometrike janë të përcaktuara në kontratën koncesionare, ratifikuar me ligjin nr.9972, datë 28.7.2008. Me përfundimin e kësaj kontrate, këto tarifa do të përcaktohen me akte ligjore dhe nënligjore.
Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
16/06/2010 Votoni per projektligjin PO: JO: