P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8391, DATË 28.10.1998, “PËR SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në LIGJIN NR. 8391, DATë 28.10.1998, “PëR SHëRBIMIN INFORMATIV Të SHTETIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:
Neni 1
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Shërbimi Informativ i Shtetit ka për detyrë:
a) Të mbrojë sigurinë kombëtare, në veçanti, mbrojtjen kundër kërcënimeve nga spiunazhi, terrorizmi dhe sabotazhi, si dhe nga veprimet që synojnë përmbysjen e sistemit të demokracisë parlamentare;
b) Të mbledhë informacion për prodhimin, trafikimin e armëve e të lëndëve narkotike, trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për krimet kundër mjedisit;
c) Të mbledhë informacion për njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit të organizuar, të kontrabandës, pastrimit të parave, si dhe për korrupsionin e personave që ushtrojnë funksione publike;
ç) Të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda;
d) Të mbledhë, me miratimin e Kryeministrit, informacion për shërbimet e inteligjencës së shteteve të tjera,;
dh) Të mbrojë sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë, me mjete të përshtatshme, përfshirë verifikimin dhe kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve;
e) Të certifikojë personat, sipas përcaktimeve ligjore;
ë) Të kryejë veprimtari mbështetëse tekniko - administrative, sipas nevojave, për realizimin e funksioneve të mësipërme.
Shërbimi Informativ i Shtetit, për realizimin e funksioneve të mësipërme, ruan raporte të drejta, ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së Shërbimit Informativ të Shtetit.”.
Neni 2
Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 5
Shërbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili është përgjegjës për:
a) operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kontrollin e tyre;
b) efikasitetin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
c) sigurimin e çdo informacioni, në përputhje me qëllimin dhe funksionet e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) garantimin se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk ndërmerr veprime në interes të ndonjë partie politike;
d) garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara me palët e treta;
e) informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme, që lidhen me sigurinë kombëtare.
Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit një raport vjetor për punën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe i raporton atij, në çdo kohë, dhe për çdo çështje, që lidhet me veprimtarinë e tij.
Sipas përcaktimeve të Kryeministrit, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit raporton edhe në Këshillin e Ministrave.”.
Neni 3
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1
1. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron dhe shkarkon drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Drejtori qëndron në detyrë për një mandat 5 - vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë.
2. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikës emëron zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për kandidaturën e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
3. Zëvendësdrejtori është në varësi të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij. Ai e zëvendëson drejtorin, në rastet kur ky i fundit ndodhet jashtë vendit ose kur mungon në detyrë për arsye shëndetësore, për një periudhë jo më shumë se tre muaj.
4. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, për efekt të trajtimit financiar, ka status të njëjtë me ministrin, ndërsa zëvendësdrejtori ka status të njëjtë me zëvendësministrin.”.
Neni 4
Paragrafi i katërt, i nenit 7, shfuqizohet.
Neni 5
Paragrafi i tretë, i nenit 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Shërbimi Informativ i Shtetit, në funksion të realizimit të detyrave të tij, mund të bashkëpunojë, me miratimin e Kryeministrit, me shërbime informative të vendeve të huaja.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
20/01/2010
Votoni per projektligjin
PO: JO: