E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LEJES PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, Kallmet/lezhË, (SHQIPËRI) - Zapponeta/manfredonia, (ITALI)

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN E LEJES PëR NDëRTIMIN DHE SHFRYTëZIMIN E LINJëS TREGTARE Të INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMë Të VAZHDUAR, Kallmet/lezhë, (SHQIPëRI) - Zapponeta/manfredonia, (ITALI)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31 e 31/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I :
 
1.     Miratimin e ndërtimit të linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, Kallmet/Lezhë, (Shqipëri) – Zapponeta/Manfredonia, (Itali).
 
2.     Miratimin e lejes nr.4/1, datë 7.12.2009, dhënë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shoqërisë “Biopower Green Energy”, shpk, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, Kallmet/Lezhë (Shqipëri) – Zapponeta/Manfredonia, (Itali), sipas tekstit bashkëlidhur.
 
 
3.     Vendimi nr.1515, datë 19.11.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Kallmet/Lezhë, (Shqipëri) – Zapponeta/Manfredonia, (Itali)”, shfuqizohet.
 
4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
 
SALI BERISHA
 20/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›