P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8669, DATË 26.10.2000, “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8669, DATË 26.10.2000, “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000, “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 11
Komisioni Qendror i Regjistrimit, kryesohet nga zëvendëskryeministri. Mënyra e organizimit, funksionimit dhe përbërja e këtij Komisioni, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në shkronjën “ç”, fjala “prefektura” zëvendësohet me “qarqe”;
b) Pas shkronjës “ç” shtohen shkronjat “d”, “dh” dhe “e”, me këtë përmbajtje:
“ d) I rekomandon Këshillit të Ministrave aktet, ligjore dhe nënligjore, për kryerjen e regjistrimit.
dh) Ndan detyrat për institucionet e përfshira në procesin e regjistrimit.
e) Miraton kalendarin e veprimtarive të regjistrimit dhe pyetësorin e anketimit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
21/01/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: