V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.68, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE,SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUSHAT, TË QARKUT T
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.68, DATË 28.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE,SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUSHAT, TË QARKUT TË SHKODRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.68, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 1(një) fletë, që përfundon me numrin rendor 14 (katërmbëdhjetë) dhe numrat rendorë të pronave nga numri 346 (treqind e dyzet e gjashtë) deri në numrin 359 (treqind e pesëdhjetë e nëntë), sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Bushat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA