Qeveria miraton autoritetin kontraktues për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkodër
Këshilli i Ministrave miratoi përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike ekonomike në Shkodër dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet bashkisë së Shkodrës.
Duke prezantuar vendimin, Kryeministri Berisha tha se klima e biznesit dhe biznesi është përparësia e të gjitha përparësive të qeverisë.
Kryeministri theksoi se parqet industriale që po instalohen në vend dhe menaxhimi i tyre do të jenë të gjitha mbi bazën e iniciativës private.