P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003, “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003, “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
N¸ ligjin nr.9128, dat¸ 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, t¸ b¸hen k¸to ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 1 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në kategorinë e sipërpërmendur përfshihen dhe pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, të cilët kanë fluturuar me helikopterë.”.
Neni 2
Në fund të nenit 2 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Me pagë referuese, për pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, për efekt të këtij ligji, kuptohet paga e grupit, plus pozicionin dhe shtesat për fluturime, të njehsuara me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut të kësaj njësie, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes të së drejtës për trajtim të veçantë financiar.”.
Neni 3
Në fund të nenit 6 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i njësisë së transportit mjekësor me helikopter ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë bën njehsimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike, që ekzistojnë në çastin kur pilotit/teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
08/04/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: