E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 15.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E MISIONIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË SELISË SË NATO-s, BRUKSEL”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 15.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E MISIONIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË SELISË SË NATO-s, BRUKSEL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit t¸ Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.370, datë 15.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

a)     Në titull dhe në pikën 1, fjala “Misioni” zëvendësohet me “Përfaqësia e përhershme”.

b)     Në pikën 2, fjala “Ambasadori” zëvendësohet me “Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut”.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›