E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9363, DATË 24.3.2005, “PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE

P R O J E K T L I GJ

PëR 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.9363, DATë 24.3.2005, “PëR MëNYRëN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT Të FORCAVE USHTARAKE Të HUAJA Në TERRITORIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë, SI DHE PëR DëRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTë VENDIT”
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I :
 
Në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
 
Neni 1
 
Në fund të pikës 3, të nenit 3,  shtohet emërtimi “...apo nga Bashkimi Europian.”.
 
Neni 2
 
Në fund të nenit 4 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
 
“Autoritetet kompetente për dërgimin e njësive ushtarake në operacione ushtarake jashtë vendit, në çdo rast, në aktin e dërgimit duhet të përcaktojnë misionin dhe mandatin e këtyre forcave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zbatim të misionit dhe mandatit të përcaktuar, miraton rregullat e angazhimit për këto njësi ushtarake.”.
 
Neni 3
 
Neni 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Neni 7
 
Operacionet ushtarake ndërkombëtare të organizuara,
të autorizuara ose të drejtuara nga NATO-ja apo Bashkimi Europian
 
1.       Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 3, të këtij ligji, rast pas rasti, duke përcaktuar misionin, nivelin e pjesëmarrjes, kohëzgjatjen e këtij operacioni, si dhe çdo element tjetër të domosdoshëm për mbarëvajtjen e operacionit ushtarak.
 
2.       Dërgimi i njësive ushtarake shqiptare, sipas këtij neni, bëhet vetëm në rastet kur, paraprakisht, është arritur një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e forcave ushtarake shqiptare në vendin, ku kryhet operacioni ushtarak.”.
 
Neni 4
 
Pika 2, e nenit 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“2. Vendimi për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitje e në veprimtari ushtarake ndërkombëtare jashtë vendit merret :
 
a)     deri në nivel kompanie, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes,
b)     mbi nivel kompanie, me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
 
 
 
Neni 5
 
Në nenin 9  bëhen këto ndryshime:
       
1. Në pikën 1 fjalët “... me pëlqimin paraprak të Kuvendit...” hiqen.
2. Pika 2 shfuqizohet.
 
Neni 6
 
Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“Neni 10
 
Emërimi i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare
 
Personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë emërohet në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.”.
 
Neni 7
 
Në titullin e nenit 13 shtohet emërtimi “...apo Bashkimi Europian”.
 
Neni 8
 
Pika 1,e nenit 14, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1. Vendimi për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të huaja në stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërkombëtare, në veprimtari të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga       NATO-ja, Bashkimi Europian apo vende të tjera, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për numër të përgjithshëm pjesëmarrësish, merret:
 
a) deri në 500 veta, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes;
b) mbi 500-1 000 veta, me vendim të Këshillit të Ministrave;
c) mbi 1 000 veta, me ligj nga Kuvendi.”.
 
Neni 9
 
Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:
 
1. Në pikën 1 fjalët “...më pëlqimin e Kuvendit...”  hiqen.
 
2. Pika 2 shfuqizohet.
 
Neni 10
 
Pika 2, e nenit 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“2. Dhënia e lejes së tranzitimit për forcat ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendet anëtare të PfP SOFA, bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Urdhri u bëhet i ditur menjëherë autoriteteve përkatëse, të cilat marrin të gjitha masat për mundësimin sa më të shpejtë të tranzitimit. Kur shtetet, që kërkojnë lejen për tranzitim për forcat e tyre ushtarake, nuk janë anëtare të NATO-s apo vende anëtare të PfP SOFA, dhënia e lejes së tranzitimit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
 
Neni 11
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
 
JOZEFINA TOPALLI23/12/2009

Votoni per projektligjin

PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›