V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË DHE TURQ
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E MARRëVESHJES ME SHKëMBIM NOTASH, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së TURQISë, PëR HEQJEN E VIZAVE PëR SHTETASIT SHQIPTARë DHE TURQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë dhe turq, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009