V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË, DHE “BUSHAT-BËRDIC˔, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK, PËR KARIERA GURI GËLQE
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË, DHE “BUSHAT-BËRDICË”, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK, PËR KARIERA GURI GËLQEROR E ARGJILE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqeve të disa ngastrave të ekonomive pyjore, “Mali i Rencit”, Lezhë, dhe “Bushat-Bërdicë”, Shkodër, që do të përdoren nga “OTTO-AL”, shpk, për karriera guri gëlqeror e argjile”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
15/04/2009