E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS, DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË, PËR PROJEKTIMIN, FINANC

P R O J E K T L I GJ

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS, DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË, PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS, dhe Devoll Hydropower, sha, si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Organet e pushtetit, vendor apo qendror, ndalohen të lëshojnë leje ndërtimi a licenca në ato sipërfaqe, që përfshihen në zonat e sigurisë, të cilat mund të përmbyten.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI
21/01/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›