V E N D I M PЁR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK NË MËNYRË ELEKTRONIKE
V E N D I M
PЁR
KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK NË MËNYRË ELEKTRONIKE
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të pikës 3, të nenit 22, tё ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar, me propozimin e zëvendësministrit, Kёshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen me mjete elektronike.
2. Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik të nxjerrë udhëzimet përkatëse, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/01/2009