P R O J E K T L I GJ PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2”, SHPK
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2”, SHPK
Në mbështetje të neneve 78, 81, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “GENER 2”, shpk, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Sipërfaqes së tokës bujqësore, brenda koordinatave të përcaktuara në aneksin nr.1, të kësaj marrëveshjeje, t’i ndryshojë destinacioni nga tokë bujqësore në tokë për shfrytëzim minerar.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA PALLI