Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë izraelite, Goren Capital Group.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë izraelite, Goren Capital Group, të kryesuar nga zoti Sam Gortler.
Goren Capital Group është një kompani e njohur që ofron ekspertizë dhe konsulencë për projekte të mëdha.
Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e kësaj kompanie shprehën interes për të ofruar konsulencë në tërheqjen dhe menaxhimin e investimeve në: porte, rafineri, energjitikë dhe në infrastrukturë.
Kryeministri Berisha falenderoi investitorët izraelitë për projekt-idenë dhe i njohu me interesin e bisnesit për investime në porte, miniera dhe në sektorin e energjitikës.
Kryeministri Berisha garantoi përfaqësuesit e Goren Capital Group se qeveria e tij do të mbështesë projektet e tyre.