E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore: Politika, trysni per qytetaret

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka ndare mendime me Bordin e Dialogut me shoqerine ne Vlore, duke inkurajuar pjesemarrjen e domosdoshme te qytetareve ne vendimarrje.

“Politika kur mbetet ilustrim i politikaneve eshte detyrimisht nje trysni shpesh here e padurueshme per qytetaret. Por kete nuk mund ta zgjidhin politikanet nese nuk duan ta zgjidhin qytetaret, te cilet duhet te angazhohen pa qene domosdoshmerisht te behen politikane apo anetare partie”, theksoi Rama.

Bordi i Dialogut me shoqerine nuk eshte nje strukture e PS-se dhe numri 1 i socialisteve e ka konsideruar ate si nje ure lidhese me partise se tij dhe shoqerise. Rama ka nenvizuar nevojen e nje afrimi te Shqiperise reale me Shqiperine ne leter.

“Ju duhet te jeni ura ku shkojne dhe vijne mendimet, opinioniet, idete dhe energjite qe na duhen per te marre dore edhe per te ekzekutuar vendimet ne menyre qe shkolla reale te jete shkolle e Shqiperise ne leter.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›