PAD për reformën zgjedhore: Nuk u plotësuan kërkesat tona

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare ka kritikuar draftin përfundimtar të Komisionit për Reformën Zgjedhore, që sipas kësaj force politike nuk mori parasysh një nga kërkesat themelore të partive të vogla, atë për korrektimin e sistemit elektoral.
Nënkryetari i kësaj partie, Eduard Abazi, tha se refoma nuk realizoi as elementët që do ti jepnin siguri zgjedhjeve të ardhëshme , administrimin e zgjedhjeve nga persona jo militantë dhe numërimin elektronik të votave.
I pyetur nëse PAD do ti bashkohet polit të ri të paralajmëruar nga aleatët e majtë, Abazi tha se një vendim do të merret pas konsultimit me bazën.