E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAK: Abuzim me rimbursimin e energjisë

Nga 25 mijë persona me aftësi të kufizuar që përfitojnë nga subvencionimi i konsumimit të energjisë elektrike më shumë se 10 mijë prej tyre përfitojnë në mënyrë abusive.

E njëjta situatë prej kohësh duket se ndodh edhe me subvencionimin e karburantit që bëhet, për tu ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuar. Këto shoqata të martën kanë bërë një kallëzim penal në prokurori, për abuzimet me listën e përfituesve të energjisë elektrike.
 

Kryetarët e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve dhe shoqatës së të verbërve bëjnë me dije se nga lista prej 25 mijë emrash, që e kanë siguruar në rrugë konfidenciale, janë të përfshirë në mënyrë abusive, biznese apo edhe persona vip, emrat e të cilëve do të bëhen të ditur në ditën në vijim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›