Rasmusen inkurajon dhënien e statusit për Serbinë

Vendimi i Bashkimit Evropian për t`i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidatit pavarësisht sulmeve të fundit mbi paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë, do të rriste sigurinë rajonale.
Kështu është shprehur Sekretari i përgjithshëm I NATO-s, Anders Fog Rasmusen ndërsa shtoi se i takon Bashkimit Evropian për të vendosur nëse do t`i japë statusin Serbisë.
"Unë nuk do të ndërhyjë në punët e BE-së", u tha ai gazetarëve, kur u pyet nëse një vendim i tillë do të jetë pozitiv ose negativ për sigurinë në rajon.
"Por në përgjithësi, unë besoj se nga çdo hap që mund të përmirësojë marrëdhëniet midis vendeve në rajon dhe strukturave euro-atlantike, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, do të përfitojë jo vetëm rajoni, por Evropa si tërësi", tha ai.