E Diel, 1 Nëntor 2026

PAKISTAN/ Gjashte te vrare nga nje goditje me rakete ne veriperendim

Ne nje sulm me rakete ne veriperendim te Pakistanit jane vrare te pakten gjashte vete. Goditja ka ndodhur ne vendbanimin Azam Varzak ne rajonin fisnor te Vaziristanit jugor. Zona ne kufirin me Afganistanin eshte e njohur si territor teheqjeje per pjesetare te El Kaides dhe te talibaneve. Megjithate eshte ende e paqarte nese sulmi me rakete u krye nga luftetare islamiste apo nga njesite amerikane ne Afganistan. Trupat e koalicionit te udhehequra nga SHBA kane sulmuar disa here me pare caqe ne rajonin fisnor ne Pakistan. Ne kete menyre, situata e rendit ne te gjithe rajonin eshte perkeqesuar, duke sjelle krime te renda qe po i marrin jeten perdite, shume njerezve te pafajshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›