E Shtunë, 31 Tetor 2026

MAQEDONI/ Autoritetet kthejne masen e ndalimit per Zoran Zaev

Autoritetet maqedonase kane kthyer masen e ndalimit per nje nga figurat kryesore te opozites, qe dyshohet per korrupsion. Zoran Zaev ishte liruar me kusht pas arrestimit te tij me 17 korrik. Autoritetet urdheruan dje qe te rikthehej masa e ndalimit per kryetarin e Bashkimit Social-Demokrat dhe kryetarin e Bashkise se Strumices per 30 ditet e ardhshme. Nje gjykate ne Shkup shprehu shqetesimin se z. Zaev mund te perpiqej te ushtronte ndikim tek deshmitaret e ceshtjes. Ai dhe kater keshilltare te tij, dyshohet te kene lidhje me nje leje te diskutueshme ndertimi per nje kompleks biznesi ne qytetin juglindor. Udheheqesit e Partise Social-Demokrate e kane denoncuar ceshtjen si te motivuar politikisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›