PAMECA 3, Sequi: Riorganizoni drejtësinë, luftoni korrupsionin

Shqipëria duhet që të riorganizojë drejtësinë dhe të luftojë krimin e organizuar.Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit Ettore Sequi në takimin e radhës së bordit Shqipëri-BE, në kuadër të misionit PAMECA 3 dhe ka kërkuar që institucionet të bashkpunojnë në këtë drejtim.
“Misioni PAMECA 3 ka rreth 10 vjet në Shqipëri. Por cilat janë rezultatet e arritura deri në këto momente. Është shpejt të japim rezultate konkrete, por nuk është shumë shpejt që të themi se jemi në prag të raport-progresit për në Bashkimin Europian. Por a ekziston një eficensë e duhur për të përmbushur objektivat prej institucioneve përkatëse. Është deklaruar se do të ketë tolerancë 0 ndaj krimit, por për këtë Shqipëria duhet që të riorganizojë drejtësinë dhe të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin”tha ai.
Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se masat e ndërmarra kundër krimit kanë ulur ndjeshëm korrupsionin.
Kreu i ministrisë së Brendshme i premtoi përfaqësuesve të projektit PAMECA, se do të vijojmë që të zbatojnë suksesshëm projektin.