PAS NJë "ZHDUKJEJE" DYSHUESE, KIM JONG IL DEL Në PUBLIK
Lideri "i zhdukur" i Koresë së Veriut, Kim Jomg Il ka dalë për
herë të parë në publik, pas dy muajsh zhurme e thashethemesh
në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Shfaqjen ai e
ka bërë në një ndeshje futbolli të disa skuadrave universitare
dhe ka qenë i shoqëruar nga liderë të tjerë të partisë. Loja e
futbollit ishte organizuar në kuadër të një kampionati me rastin
e 62-vjetorit të themelimit të universitetit të Pjon Jangut,
që mban emrin e të atit të Kim Jong Il. Lideri 66-vjeçar nuk
ishte parë në publik që nga mesi i gushtit, duke mos marrë
pjesë në dy okazione kyç, atë të 60-vjetorit të themelimit të
Koresë së Veriut dhe në një tjetër festë kombëtare. Zyrtarët
amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut një muaj më parë menduan
se Kim Jong Il ishte i sëmurë me diabet ose ndonjë tjetër
sëmundje të rëndë, ndërkohë që burimet nga Koreja e Veriut
nuk e patën konfirmuar kurrë një gjë të tillë.