E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, urgjente stabilizimi i çmimeve të shtëpive

Tashmë paketa 700
miliardë dollarësh për
shpëtimin e ekonomisë
është shndërruar në ligj. A
do të thotë kjo që bankat,
ekonomia dhe gjithçka
tjetër do të kthehen sa
hap e mbyll sytë në gjendjen
e mëparshme? Gabim
për kë mendon kështu. Sipas
ekspertëve, gjëja e
parë e rëndësishme që
duhet të ndodhë, para se
plani të nisë të funksionojë
ndopak, është ndërprerja
e rënies së çmimit
të banesave. Një fakt i tillë
do të përbënte një sinjal
për bankat që periudha
më e keqe e krizës ka
kaluar dhe se tashmë
mund të bëhen sërish
para. Por, në këtë rast,
problemi është se ngrirja
e dhënieve të huave nuk
e mundëson marrjen e
parave në banka si para
fillimit të krizës. Kjo do të
thotë që do të duhen ende
disa muaj, derisa tregu i
shtëpive të rregullohet. Kjo
për një vend si Shtetet e
Bashkuara të Amerikës,
ku kreditë e shtëpive janë
një komponent i rëndësishëm
i ekonomisë dhe
vetë punësimi varet
shumë prej këtij komponenti.
Një rregullim i
çmimit të shtëpive do të
sillte edhe kredibilitetin e
nevojshëm për një funksion
të rregullt të sistemit
bankar, çka do të mundësonte
edhe rifillimin e
dhënieve të kredive. Sipas
analistëve amerikanë,
stabilizimi i tregut të shtëpive
do të ishte shenja
e rikuperimit të tregut financiar,
por në kushtet
aktuale një gjë e tillë është
shumë e vështirë.
Qeveria shpreson që do të
ndihmojë procesin duke
blerë kreditë e këqija dhe
asetet negative, që do të
thotë pastrim i bilanceve
negative të bankave dhe
riqarkullim të parave sërish.
Parashikimet janë që
ekonomia do të fillojë të
ketë njëfarë frymëmarrjeje
në fund të këtij viti dhe
në fillim të vitit të ardhshëm,
që do të thotë se
Shtetet e Bashkuara janë
aktualisht në periudhë recesioni,
nëse do t‘i referoheshim
përkufizimit për
këtë fenomen, pra një
performancë të dobët
ekonomike përgjatë dy
tremujorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›