Letersia e avancuar lenda e re pa liber
Nxenesit e shkollave te mesme ankohen se edhe pse kane kaluar me shume se dy muaj qe nga nisja e vitit te ri shkollor mungojne tekstet e lendeve te avancuara. Behet fjale per tekstin e letersise se avancuar nepermjet te cilit te rinjte qe e kane perzgjedhur perfitojne jo vetem rezultate me te mira por edhe kredite ne krahasim me bashkemoshataret e tyre. Ata jane te shqetesuar qe nuk kane ende nje tekst specifik ne duart e tyre fakt qe e veshtireson edhe me shume mundesine per ti perthithur njohurite qe parashikon kjo lende ne menyre te avancuar. Nga ana tjeter mesuesit sqarojne se edhe per ta zhvillimi i kesaj lende ne forme leksionesh ka veshtiresite e saj. Ata pohojne se kane menduar se kjo situate do te ishte e perkohshme per kete arsye kane preferuar heshtjen si zgjidhjen me alternative te kesaj ceshtjeje qe edhe ata mendojne se nuk duhet anashkaluar.
Perfshirja e lendeve te avancuara ne kurrikulen berthame te shkollave te mesme dhe 9-vjecare ishte nje nga risite qe Ministria e Arsimit propozoi per here te pare kete vit te ri shkollor. Qellimi i perfshirjes se tyre ne programet mesimore te ketyre klasave eshte perfitimi i krediteve dhe pikeve shtese per nje vleresim sa me te kualifikuar te nxenesve. Sipas nje udhezimi te hartuar nje jave perpara nisjes se vitit te ri shkollor nga MASH-i te rinjte e interesuar per te perzgjedhur keto lende duhet te regjistroheshin ne klasat e avancuara qe ne momentin kur do te benin regjistrimet per te qene nxenes ne nje shkolle te caktuar te mesme. Por se fundmi parashikohet qe do te kete nje faze te dyte regjistrimesh per te qene pjesemarres gjate zhvillimit te lendeve te avancuara.
Te pakten keshtu pohojne disa prej mesuesve te shkollave te mesme te kryeqytetit. Sipas tyre ky ndryshim erdhi si pasoje e deshires se nxenesve per te grumbulluar sa me shume pike dhe kredite krahas notave klasike me te cilat do te vleresohen si zakonisht. Mesuesit pohojne se per te nisur ky proces i dyte regjistrimesh pritet nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e cila do te vendose nese do ta konfirmoje ose jo kete kerkese te nxenesve nepermjet nje udhezimi te ri. Aktualisht pritet nese udhezimi i hartuar pothuajse dy muaj me pare te ndryshohet ose jo duke qene se shkolla ka kohe qe ka nisur cka do te thote qe nxenesit qe do te regjistrohen ne fazen e dyte do te kene veshtiresi per ti perthithur njohurite ne vijimesi. Kjo per shkak se ketyre te rinjve do tju duhet kohe qe pervecse te mesojne paralelisht me bashkemoshataret e tjere ti mesojne vete mesimet e para.