Vrasja e taksistit dhe e rojes se karburantit
Taksisti Urim Begu dhe roja i karburantit Petraq Mihali u gjeten te vrare mengjesin e 14 tetorit te nje muaji me pare. Urim Begu ishte nisur per pune nje nate me pare por pas nje sere trazirash ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane ku ai punonte prej vitesh e kishte prenotuar nje person. Ne mengjes djali i tij kerkoi ndihmen e policise pasi Begut i dilte telefoni i fikur. Menjehere nga Kavaja erdhi njoftimi se ne rruge ishte gjetur nje person i vrare. Pas identifikimit rezultoi se ai ishte taksisti Begu. Por pa kaluar shume kohe u gjet i vrare edhe roja i nje karburanti ne Lushnje. Tri dite pas ngjarjes policia nuk kishte asnje prove nderkohe qe kishte dyshime se dy vrasjet lidheshin mes tyre. Ate dite nje inspektor policie ne fshatin Gradisht te Lushnjes gjeti disa dokumente dhe gezhoja pistolete. Dokumentet i perkisnin taksise se grabitur dhe taksistit te vrare. Gezhojat u derguan ne laboratorin e kriminalistikes dhe nga krahasimi me plumbat rezultoi se taksisti dhe roja i karburantit jane vrare nga e njejta arme. Grupi hetimor tha se vrasja e rojes mund te kete ardhur per shkak se ai mund te kete vene re gjurme gjaku dhe autoret nga frika e njoftimit te policise kane zhdukur cdo gjurme te mundshme.