PBDNJ “bllokon” riformatimin e KQZ-së

Kjo do të thotë se të dyja palët po e shkelin Kodin e ri Zgjedhor të miratuar po prej tyre.
Duket se problemi qëndron tek Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila sipas Kodit Zgjedhor duhet të propozojë një nga anëtarët e KQZ-së, pasi është partia e dytë opozitare e përfaqësuar me deputet në Parlament.
Kodi Zgjedhor parashikon që dy partitë e mëdha të kenë nga dy anëtarë në KQZ-së, ndërsa dy anëtarët e mbetur vijnë nga partitë që radhiten të dyta në koalicion. Në këtë rast, një anëtar i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim, që është partia e dytë me më shumë deputetë në koalicionin e djathtë, ndërsa në koalicionin e majtë është partia e Vangjel Dules, edhe pse me vetëm 1 deputet.
Partia Socialiste i ka kërkuar PBDNJ-së që të përcaktojë qartë qëndrimin në koalicion me PS-në, çka do të thotë bashkëpunim i mëtejshëm edhe në KQZ. Nga koalicioni qeverisës, marrëdhëniet midis PD-së dhe LSI-së, janë më të konsoliduara. Anëtari i shtatë i KQZ-së, i takon partisë që ka numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast, Partisë Demokratike. Kryetari i ri sipas Kodit Zgjedhor, duhet të zgjidhet brenda datës 26 shtator, çka edhe kësaj here, afati duket se nuk do të zbatohet për shkak se ende nuk janë përzgjedhur anëtarët e rinj të këtij komisioni. /Start/
2012-09-24 09:43